Ronaldo i gatshëm ta pranojë fajin, rrezikon dy vjet burg dhe gjobë prej 19 milionë eurosh

  • 22 January 2019 - 10:40
Ronaldo i gatshëm ta pranojë fajin, rrezikon dy vjet burg dhe gjobë prej 19 milionë eurosh

Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, pritet ta pranojë fajin gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Provinciale të Madridit sot, ku akuzohet për evazion fiskal gjatë kohës sa ishte lojtar i Real Madridit.

Portugezi do të paraqitet para trupit gjykues sot dhe do të përballet me akuzat më falsifikim të të dhëna për përfitimet financiare nga shitja e të drejtave të imazhit. Prokurorët kanë kërkuar dy vjet burg dhe gjobë prej 19 milionë eurosh për të.

Në vitin 2017, Ronaldo kishte thënë se ai nuk kishte tentuar kurrë t’i shmanget pagimit të taksave për përfitimet financiare të tij.

Megjithatë, ai u akuzua nga një prokuror i shtetit për katër falsifikime të të dhënave financiare gjatë viteve 2011-2014. Prokurori pretendon se Ronaldo i ka fshehur 14.7 milionë euro përmes kompanive jashtë Spanjës.

Akuzat nuk i përfshijnë pagat që ai i ka marrë nga Real Madridi qysh nga transferimi i tij në vitin 2009 nga Real Madridi.

Në Spanjë, gjyqtarët shqiptojnë dënim prej 2 vjetësh burg për personat që e shkelin ligjin për herë të parë. Ronaldo nuk do të vuajë këtë periudhë dënimi me burg, pasi që ka arritur marrëveshje për ta paguar një gjobë prej 10 milionë eurosh.

33-vjeçarit i ishte ofruar të merrte pjesë në këtë seancë gjyqësore përmes një lidhjeje me kamerë nga Italia, mirëpo ai preferoi të shkonte në Madrid, përkundër që mbrëmë kishte qenë i përfshirë në ndeshjen e Juventusit kundër Chievos.

Gjykimi i Ronaldos nuk pritet të zgjasë shumë për shkak të marrëveshjes së arritur paraprakisht. E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për ish-mesfushorin e Real Madridit, Xabi Alonson, i cili nuk ka pranuar të arrijë marrëveshjes me autoritet spanjolle.

Alonso akuzohet se kishte bërë krime të ngjashme me Ronaldon gjatë viteve 2010-2012, në vlerë prej 2 milionë eurosh. Spanjolli mund të dënohet me pesë vjet burg dhe të gjobitet me gjashtë milionë euro.

37-vjeçari nuk ka pranuar të arrijë marrëveshje me autoritetet spanjolle, siç kishin bërë futbollistët e tjerë të akuzuar për evazion fiskal, pasi që ai e mohon ta ketë bërë një gjë të tillë dhe e konsideron veten të pafajshëm.

Ronaldo dhe Alonso nuk janë të vetmit personalitete në futboll që janë bërë protagonistë e hetimeve të tilla nga vjetëve të fundit. Lionel Messi, Jose Mourinho, Javier Mascherano, Marcelo, Luka Modric, Alexis Sanchez, Ricardo Carvalho, Angel Di Maria, Radamel Falcao dhe Fabio Coentrao janë përballur me akuza të ngjashme. 

(Kosova Sot)