Zhduket aeroplani me të cilin po udhëtonte sulmuesi i Premierligës

  • 22 January 2019 - 11:25
Zhduket aeroplani me të cilin po udhëtonte sulmuesi i Premierligës

Sulmuesi argjentinasi i Cardiff Cityt, Emiliano Sala, dyshohet se ka vdekur pasi që aeroplani privat i tij u zhduk në orët e vona të natës mbrëmë, përderisa po udhëtonte mbi kanalin që e bashkon Anglinë dhe Francën.

Drejtuesi i i Cardiff Cityt, Mehmet Dalman, ka thënë këtë mëngjes se ai është shumë i shqetësuar për sulmuesin argjentinas, i cili po udhëtonte nga Nantes i Francës në Cardiff të Uellsit mbrëmë

Policia e Francës dhe klubi Nantes e kanë konfirmuar sot se Sala ishte njëri ndër dy personat të cilët kishin udhëtuar me atë aeroplan mbrëmë. Aeroplani u zhduk pasi e humbi kontaktin me qendrën në Casquets para 12 orëve.

Cardiff City e kishte zyrtarizuar transferimin e Lanës nga Nandes për 17 milionë euro të shtunën dhe Sala ishte kthyer në Francë për t’u thënë lamtumirë ish-bashkëlojtarëve të tij para se ta fillonte pjesën e mbetur të sezonit me klubin e ri.

Ai pritej të ishte i pranishëm në seancën stërvitore të Cardiffit sot në mëngjes.

Tanimë kanë filluar kërkimet e shumta për ta gjetur aeroplanin me të cilin udhëtonte Sala, i cili e kishte humbur kontaktin me qendrën Casquets mbrëmë në orën 21:30. 

(Kosova Sot)