Pamje nga momenti kur Ronaldo dhe Georgina arritën plot buzëqeshje në Gjykatën e Madridit

  • 22 January 2019 - 11:26
Pamje nga momenti kur Ronaldo dhe Georgina arritën plot buzëqeshje në Gjykatën e Madridit

Cristiano Ronaldo ishte thirrur për një seancë gjyqësore në Gjykatën Provinciale të Madridit, që do të mbahet sot. Ai u shoqërua në gjykatë nga e fejuara e tij, Georgina Rodriguez, dhe që të dy ishin të buzëqeshur teksa gazetarët i fotografonin.

Portugezi do të paraqitet para trupit gjykues sot dhe do të përballet me akuzat më falsifikim të të dhëna për përfitimet financiare nga shitja e të drejtave të imazhit. Prokurorët kanë kërkuar dy vjet burg dhe gjobë prej 19 milionë eurosh për të.

Në vitin 2017, Ronaldo kishte thënë se ai nuk kishte tentuar kurrë t’i shmanget pagimit të taksave për përfitimet financiare të tij.

Megjithatë, ai u akuzua nga një prokuror i shtetit për katër falsifikime të të dhënave financiare gjatë viteve 2011-2014. Prokurori pretendon se Ronaldo i ka fshehur 14.7 milionë euro përmes kompanive jashtë Spanjës.

Akuzat nuk i përfshijnë pagat që ai i ka marrë nga Real Madridi qysh nga transferimi i tij në vitin 2009 nga Real Madridi

Në Spanjë, gjyqtarët shqiptojnë dënim prej 2 vjetësh burg për personat që e shkelin ligjin për herë të parë. Ronaldo nuk do të vuajë këtë periudhë dënimi me burg, pasi që ka arritur marrëveshje për ta paguar një gjobë prej 10 milionë eurosh.

33-vjeçarit i ishte ofruar të merrte pjesë në këtë seancë gjyqësore përmes një lidhjeje me kamerë nga Italia, mirëpo ai preferoi të shkonte në Madrid, përkundër që mbrëmë kishte qenë i përfshirë në ndeshjen e Juventusit kundër Chievos. 

Image