Boateng: Nder i madh të luaj në Barçë, veçanërisht me më të mirin e botës Leo Messin

  • 22 January 2019 - 14:10
Boateng: Nder i madh të luaj në Barçë, veçanërisht me më të mirin e botës Leo Messin

Kevin-Prince Boateng ka thënë ndihet i nderuar që do të luajë në Barcelonë, e sidomos përkrah, sic thotë, lojtarit më të mirë në botë, Lionel Messit.

Boateng u prezantuar sot si lojtar i Barçës, pasi e finalizoi kalimin e tij nga Sassuolo të hënën, dhe tha se nuk ka mundur t’i thotë jo një mundësie të tillë edhe pse ishte pikëlluar kur kishte vendosur ta braktisë klubin italian.

“Është një ndjesi e mrekullueshme. Dje në mëngjes u trishtova kur e braktisa ekipin tim sepse ishim një grup i mirë lojtarësh, ama unë u shpjegova se Barça ishte një mundësi që nuk mund ta refuzoja”, tha Boateng.

Ai thotë se ndihet i nderuar që do të luajë në klubin më të mirë në botë, përkrah lojtarit më të mirë të botës, Lionel Messit, dhe sulmuesit më të mirë në planet Luis Suarezit.

“Jam shumë i lumtur. Pata dy ditë të pabesueshme dhe është nder i madh të jem këtu. Është nder i madh sepse Messi është lojtari më i mirë në botë dhe Suarezi sulmuesi më i mirë dhe të luaj përkrah tyre është dhuratë e madhe”, shtoi ai.

Ai është i vetëdijshëm se nuk do të mundë të zërë vend në formacionin e parë me lehtësi, dhe këmbëngul se do të jetë në dispozicion të trajnerit kudo që ai e dëshiron.

“Në moshën time roli i sulmuesit është i përkryer. Unë mund të luaj në pozita të ndryshme, prandaj për trajnerin është një plus, ama unë ndihem shumë mirë si sulmues 9-sh”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)