Lajm shumë i keq për Arsenalin, ylli i skuadrës e humb sezonin shkaku i lëndimit të rëndë

  • 22 January 2019 - 15:42
Lajm shumë i keq për Arsenalin, ylli i skuadrës e humb sezonin shkaku i lëndimit të rëndë

Arsenali ka konfirmuar sot se mbrojtësit i djathtë Hector Bellerin do të mungojë nëntë muaj, pas lëndimit të rëndë që e pësoi në fitoren 2-0 ndaj Chelseat në Premierligë.

23-vjeçari u rrëzua edhe pse i pasfiduar në pjesën e dytë në fitoren 2-0 të Arsenalit ndaj Chelseat të shtunën në Emirates dhe u bart jashtë fushës me barelë.

Bellerin ishte titullar në këtë takim për herë të parej që prej mesit të dhjetorit, pasi e kishte tejkaluar një problem me kofshe, por fatkeqësisht për të u lëndua përsëri duke i këputur ligamentet e gjurit dhe me gjasë nuk do të rikthehet deri në fillim të sezonit të ardhshëm.

 

 


“Mund të konfirmojë se gjatë ndeshjes sonë të shtunën ndaj Chelseat, Hectori i këputi ligamentet e gjurit të majtë”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

“Hectori do të operohet për ta shëruar lëndimin në ditët në vazhdim. Procesi i rehabilitimit pritet të zgjasë mes gjashtë deri në nëntë muaj, prandaj Hector nuk do të luajë më këtë sezon”, thuhet më tej në njoftim. 

(Kosova Sot)