Legjenda e Man Unitedit: I pija 5 litra birrë dhe vodka, s’i mbaj mend disa pjesë të karrierës

  • 22 January 2019 - 15:46
Legjenda e Man Unitedit: I pija 5 litra birrë dhe vodka, s’i mbaj mend disa pjesë të karrierës

Ish-qendërmbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, e ka pranuar se për shkak të varësisë së tij nga alkooli, ai nuk i mban mend fare disa pjesë të karrierës së tij. Madje, anglezi ka zbuluar se i kishte pirë rreth 5 litra birrë dhe vodka para ndeshjeve, gjatë kohës kur ishte lojtar i West Ham Unitedit.

Duke rrëfyer për varësinë e tij nga alkooli që pothuajse ia kishte shkatërruar karrierën e tij si futbollist profesionist, ish-mbrojtësi anglez, e pranon ai ishte në njëfarë mënyrë i çmendur gjatë asaj kohe.

Edhe pse Ferdinandi nuk pinte alkool përgjatë sezonit, kur u transferua në Manchester Unitedi në vitin 2002, anglezi ka thënë se ai e kompensonte atë kohë gjatë kohës së pushimit, kur pinte vazhdimisht alkool për javë të tëra.

“Unë kisha shumë probleme kur isha i vogël. Mund t’i pija deri në pesë litra birrë dhe pastaj filloja me vodka. Mund të pija edhe më shumë, mund të pija gjatë gjithë ditës. Sapo zgjohesha nga gjumi, filloja përsëri”, ka thënë Ferdinand.

“Kur njerëzit më pyesin nëse jam penduar për ndonjë gjë që e kam bërë si futbollist, unë gjithmonë them se nëse do të kthehesha në kohë, nuk do të pija aq shumë alkool”.

“Isha si i çmendur, kur isha në West Ham... disa pjesë të karrierës nuk i mbaj aspak mend. Njerëzit flasin për paraqitjet dhe rezultatet  në raste të caktuara dhe unë vetëm rri i ulur dhe e lëkundi kokën. Nuk kam asnjë ide për çfarë janë duke biseduar, nuk i mbaj mend”. 

(Kosova Sot)