Futbollisti kosovar flet pas transferimit në ekipin e ri

  • 22 January 2019 - 16:19
Futbollisti kosovar flet pas transferimit në ekipin e ri

Liridon Krasniqi iu bashkua sot ekipit Melaka United pas eksperiencës së shkëlqyeshme në Kedah në Malajzi

Liridon Krasniqi ndihet i lumtur që iu bashkua klubit të ri, Melaka United pas eksperiencës disavjeçare tek skuadra tjetër e Malajzisë, Kedah.

Futbollisti kosovar nënshkroi kontratë njëvjeçare dhe premton se do ta japë maksimumin në ekipin eri.

“Jam mjaft i lumtur dhe nderuar që do të jem pjesë e familjes së klubit Melaka United. Së bashku jam i sigurt se mund të arrijmë gjëra të mëdha”, ka shkruar në Instagram futbollisti më i mirë i vitit 2017 në Malajzi.

Njëherësh, mesfushori kosovar synon të luajë për Përfaqësuesen e Malajzisë, e cila ka shprehur interesim për të, ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës nuk po llogarit në shërbimet e tij, edhe pse ishte prioritet për të. 

(Kosova Sot)