Inter kërkon Bergwijn

  • 22 January 2019 - 16:42
Inter kërkon Bergwijn

Interi raportohet se ka hapur bisedimet për të transferuar sulmuesin e krahut të PSV dhe Holandës, Steven Bergwijn.

Sipas De Telegraaf, Interi ka dërguar disa përfaqësues në Holandë për të nënshkruar me sulmuesin anësorë Bergwijn.

Gazeta shpjegon që kaltërzinjtë përballen me një garë me Manchester United, të cilët kërkojnë sulmuesin që besohet se kushton 30 milionë euro.

Calciomercato.com ka shtuar se 21 vjeçari ka rënë në sy të Interit gjatë paraqitjeve të tij në Ligën e Kampionëve.

Bergëijn ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar tetë herë në 17 paraqitje në Eredivisie këtë sezon, duke ndihmuar PSV të vazhdojë të jetë në vendin e parë. 

(Kosova Sot)