Man Utd të bindur se De Gea dhe Martial do të nënshkruajnë kontratat e reja

  • 22 January 2019 - 18:59
Man Utd të bindur se De Gea dhe Martial do të nënshkruajnë kontratat e reja

Manchester United beson se do të blindojë dy yjet e tyre, David de Gea dhe Anthony Martial

Sipas Evening Standard, Manchester United beson fuqishëm se ata do të zgjasin kontratat e David de Gea dhe Anthony Martial.

Ka pasur bisedime të vazhdueshme dhe pozitive me Martial i cili do të këtë një kontratë pesë vjeçare, përderisa De Gea po ashtu dëshiron të qëndrojë edhe pse ai ka kërkuar një pagë të lartë, 300 mijë funte në javë.

Kryetari i United, Ed WoodWard dëshiron që marrëveshjet të përfundojnë para verës pasi që ai është duke planifikuar një ristrukturim të klubit që përfshin edhe punësimin e një drejtori sportiv dhe një menaxheri permanent.

 

(Kosova Sot)