Tuchel: Duhet gjithsesi ta transferojmë një mesfushorë në janar

  • 22 January 2019 - 21:44
Tuchel: Duhet gjithsesi ta transferojmë një mesfushorë në janar

Me Marco Varrattin e lënduar dhe Adrien Rabiotin që nuk është gati për të luajtur, gjigantët e Ligue 1 janë duke kërkuar për përforcime

Thamas Tuchel i ka përshkruar problemet në mesfushë të Paris Saint-Germianit si “shumë, shumë serioze” derisa ka konfirmuar se liderët e Ligue 1 po kërkojnë lojtarë në mesfushë në janar.

“Është 21 janar dhe ne kemi nevojë të madhe për një mesfushorë”, tha Tuchel për gazetarët para ndeshjes së Kupës së Francës në shtëpi kundër Strasbourg të mërkurën

“Ne kemi humbur Adrien Rabiot, Lass Diarra dhe Marco Verratti, kurse situata nuk është përmirësuar”.

“Ne qëndrojmë në vendimin tonë për Rabiot që mos të luajë kurse Marco kthehet pas pak javësh. Ne qëndrojmë tek zgjidhjet bazike që kemi”.

“Ne kemi rikuperuar këtë pozitë me Dani Alves në këtë rol pra situata është shumë, shumë, shumë serioze. Kënd e dua unë? Po, e di, por fatkeqësisht nuk ju tregoj juve”. 

 

(Kosova Sot)