Barcelona dhe Arsenali nuk merren vesh për Suarezin

  • 22 January 2019 - 22:30
Barcelona dhe Arsenali nuk merren vesh për Suarezin

Negociatat për transferin e Denis Suarezit në Arsenal me Barcelonën janë ndërprerë

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona dhe Arsenali kanë ndërprerë negociatat për transferin e mesfushorit të Barcelonës në Arsenal, Denis Suarez.

Dy klubet kanë mbajtur negociata për një marrëveshje që do ta dërgonte 25 vjeçarin në Emirates në huazim.

Megjithatë, një marrëveshje nuk është arritur dhe duket se tani Suarez do të mbetet në Camp Nou deri në fund të këtij sezoni. 

 

(Kosova Sot)