Tonali ia bën më sy Milanit: Ëndërroj të punoj me Gattuson

  • 22 January 2019 - 22:50
Tonali ia bën më sy Milanit: Ëndërroj të punoj me Gattuson

Talenti i Italisë, i cilësuar si Pirlo i ri, Sandro Tonali ka thënë se “ai gjithmonë ka ëndërr që të punoj me Gennaro Gattuso” dhe të luaj në Milan, por së pari synon ta sjell Brescian në Serie A përsëri

18 vjeçari tashmë ka marrë edhe ftesë për të luajtur për Kombëtaren A të Italisë dhe është lidhur me një kalim në klube të mëdha, përfshirë; Juventus, Inter, Napoli, Roma, Manchester United dhe Chelsea.

“Ende nuk kam menduar për të ardhmen time. Shpresoj që të kem një sezon të mirë dhe të kthehemi me Brescia në Serie A”, ka thënë ai për Sky Sport Italia.

“Jam shumë i kënaqur që kaq shumë klube me kërkojnë sepse kjo me ndihmon të kuptoj se po luaj mirë, por për herë të parë po mendoj objektiven time të këtij sezoni ku kemi filluar, hyrjen e Brescias në Serie A. Për gjëra të tjera do të mendoj në të ardhmen”.

Kur është pyetur për heronjtë e tij dhe ata me të cilët ai dëshiron të punojë, Tonali ka dhënë shënja se cilin ekip e dëshiron.

“Do të dëshiroja që ta kem trajner Gattuson, është një ëndërr që e kam prej që kam qenë fëmijë. Është një lojtar që me ka pëlqyer kurse sot me pëlqen Luka Modric, pasi që me pëlqen mënyra si ai luan”.

“Nuk e di me cilin mesfushorë ta krahasojë vetveten, sepse unë kam pasur role të ndryshme. Vitin e kaluar, isha më shumë mesfushor defansivë, përderisa këtë sezon pozita ime është në mesfushë”.

Pos Tonalit në Itali konsiderohet talent i jashtëzakonshëm edhe Nicolo Zaniolo, i cili ka arritur të ja del mirë me Romën këtë sezon.

E njoh shumë mirë, pasi që jemi shok në Kombëtare. Ai është një djal i mirë dhe shumë i talentuar. I dëshiroj të gjitha të mirat”, ka shtuar Tonali. 

 

(Kosova Sot)