E zbulon ylli i Realit: Ronaldo vendosi të largohej para finales së Championsit kundër Liverpoolit

  • 11 February 2019 - 14:56
E zbulon ylli i Realit: Ronaldo vendosi të largohej para finales së Championsit kundër Liverpoolit

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridit i zuri në befasi shumë njerëz verën e kaluar, por jo edhe tashmë ish-bashkëlojtarin e tij, Marcelon, i cili e dinte qysh moti se portugezi do ta braktiste klubin.

Ronaldo dhe Marcelo ishin shumë shokë të ngushtë në Madrid, dhe mbrojtësi brazilian ka zbuluar tani se Ronaldo i kishte thënë atij para ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, se do të largohej nga gjiganti spanjoll.

Marcelo zbuloi në një intervistë për Esporte Interativo se pesë herë fitues i Topit të Artë ia kishte shpalosur planet qysh para triumfit ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

“Po stërviteshim për ndeshjen finale kur më tha se po largohej”, zbuloi Marcelo për Esporte Interativo.

“A të tha para finales? Atëherë më paske gënjyer”, u përgjigj gazetari.

“Po, sepse m’u desh”, shtoi Marcelo. 

(Kosova Sot)