Arrihet marrëveshja, ylli i Bundesligës në Barcelonë

  • 11 February 2019 - 16:29
Arrihet marrëveshja, ylli i Bundesligës në Barcelonë

Mediat gjermane raportojnë se Barcelona ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Frankfurtit, Luka Jovic.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri, për shkak se Luis Suarez është duke u plakur dhe Paco Alcacer dhe Munir El Haddadi tashmë janë larguar nga klubi.

Kevin-Prince Boateng mund të ketë ardhur në Camp Nou si lojtar i huazuar deri në fund të këtij sezoni, por Barca është në kërkim të një sulmuesi të përhershëm dhe raportohet se e ka gjetur atë në Luka Jovicin.

Sipas gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine, sulmuesi i Eintracht Frankfurtit dhe top golashënuesi i Bundesligës Luka Jovic ka arritur marrëveshje me klubin katalonas për kontratë.

Megjithatë, mungon marrëveshja mes dy klubeve për transferimin e 21-vjeçarit, i cili mund të kushtojë 50 milionë euro.

(Kosova Sot)