Emiliano Sala, dalin rezultatet e autopsisë, ja shkaku i vdekjes

  • 11 shkurt 2019 - 17:50
Emiliano Sala, dalin rezultatet e autopsisë, ja shkaku i vdekjes

Emiliano Sala, sulmuesi i pafat i Argjentinës, i cili ra në Kanalin Anglez më 21 janar, ndërkohë që po fluturonte nga Nantes në Cardiff, vdiq si pasojë e “plagëve në kokë dhe në gjoks” dhe pasi trupi i tij u tërhoq nga avioni më 4 shkurt, u identifikua vetëm falë gjurmëve të gishtërinjve.

Këtë gjë e zbuloi autopsia pas një hetimi për vdekjen e tij. Një raport i plotë i degës së Hetimeve Ajrore nuk do të publikohet për një periudhë prej 6 deri në 12 muaj, por një raport paraprak duhet të dorëzohet brenda dy javësh. Ndërkohë, nuk gjen paqe familja e David Ibbotson, pilotit që drejtonte piper N264DB Malibu që ra në Kanalin Anglez. Vajza Danielle i tha sot “Good Morning Britain” se familja ka mbledhur deri tani 140,000 sterlinda për të financuar një operacion kërkimi që do të kushtojë më shumë se dyfishi i kësaj shume. “Nëse ke shpresë, nuk duhet të dorëzohesh – tha ajo – Ai nuk do të ndalte së më kërkuari”.

Edhe bashkëshortja e pilotit kërkon trupin e tij. “Ne e dimë se ai ka ikur, por e duam mbrapsht. E dimë që ka vdekur por e duam në shtëpi”, ishte apeli i gruas së tij Nora.

“Ai ishte një bashkëshort i shkëlqyer, gjithmonë na ka mbështetur dhe ishte shkëmbi ynë. Na duket sikur ai sapo doli vetëm në këtë moment. E di se kushtet e motit nuk janë më të mirat dhe deti është i rrezikshëm, por ne kemi nevojë për një vështrim të fundit”, tha gruaja e pilotit të Sala.

(Kosova Sot)