Konfirmohet gjithçka, PSG me tri mungesa kundër Unitedit

  • 11 shkurt 2019 - 19:39
Konfirmohet gjithçka, PSG me tri mungesa kundër Unitedit

Cavani, Munier dhe Neymar, këta tre lojtarë nuk do të zbresin të martën mbrëma në "Old Trafford"

Të martën do të rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve. Manchester United do të presë në “Old Trafford” Paris Saint Germainin.

“Djajtë e Kuq” presin PSG-në në formë aspak të mirë dhe me mungesa të shumta, por Julian Draxler beson se do të kthehen në Francë me rezultat pozitiv.

“Jemi të zhgënjyer që do të jemi pa Neymarin, Cavanin dhe Munierin. Por, kemi punë për të bërë nesër mbrëmë dhe besoj se mund t’ia dalim”, tha

“E dimë se Manchester Unitedi ka lojtarë fantastik në skuadër dhe po luajnë mirë, por edhe ne kemi skuadër të mirë”.

“Është ndeshje që duan ta shohin të gjithë. Duhet të bëjmë detyrën tonë në fushë”.

“Sonte duhet të stërvitemi mirë, të hamë mirë, të flemë mirë që nesër të luajmë një ndeshje të madhe!”

 

 

(Kosova Sot)