Piateku shkruhet në historinë e Milanit

  • 16 February 2019 - 23:21
Piateku shkruhet në historinë e Milanit

Krzysztof Piatek është shkruar në histori të Milanit, pasi u bë lojtari i parë që i ka shënuar gjashtë gola me klubin kuqezi në vetëm 310 minuta lojë. Për më tepër, polakut iu nevojiten vetëm 18 raste për ta arritur këtë shifër.

Ish-sulmuesi i Genoas shënoi gjashtë herë në vetëm katër ndeshje si titullar për klubin e tij të ri, në ndeshjet e Kupës së Italisë dhe Serisë A, përfshirë këtu edhe dy golat e tij në ndeshjen që u zhvillua sonte, kundër Atalantas.

Milan TV e theksoi se asnjë sulmues në histori të gjigantit italian nuk ka arritur t’i shënojë gjashtë gola kaq shpejt, me fanellën e kuqezinjve.

Por, Piateku e arriti këtë shifër në vetëm 410 minuta lojë, duke e lënë kështu pas Gunnar Nordahlin, të cilit i ishin nevojitur 4019 minuta.

Në pozitën e tretë në këtë listë renditet Mario Balotelli, i cili i kishte shënuar gjashtë gola pas 433 minutave lojë. 

 

(Kosova Sot)