Nainggolan: “Lautaro po luan mirë, por duam Icardin”

  • 17 February 2019 - 23:49
Nainggolan: “Lautaro po luan mirë, por duam Icardin”

Pas fitores ndaj Parmës dhe asaj me Rapid Vienën në Europa League, Interi ka rrëmbyer tri pikë të tjera shumë të rëndësishme, duke e mposhtur 2-1 Sampdorian.

Zikaltërit kanë triumfuar në shtëpi falë golave të realizuar nga mbrojtësi, D’Ambrosio dhe mesfushori, Nainggolan.

Pas ndeshjes, Nainggolan, që shënoi golin e tri pikëve, foli për situatën te Interi dhe shokun e skuadrës, Mauro Icardi, të cilit i është marrë shiriti i kapitenit.

Ai thotë se skuadra ka nevojë për të, pavarësisht se Lautaro Martinez po luan mirë.

“Unë mendoj se Icardi ka dhënë gjithmonë gjithçka, shpresoj për atë dhe për skuadrën që të rikthehet sa më parë”, u shpreh Nainggolan.

“Në sulm kemi një tjetër futbollist që po luan shumë mirë, por kemi nevojë për të gjithë dhe shpresojmë që të zgjidhet sa më parë”, vijoi Nainggolan.

“Në të kaluarën kam pasur problem, por tani mendoj vetëm për të luajtur dhe të jap më të mirën për Interin”.

 

(Kosova Sot)