Karaqi fiton pikë olimpike në Premier Ligën e Karatesë në Dubai

  • 18 February 2019 - 08:32
Karaqi fiton pikë olimpike në Premier Ligën e Karatesë në Dubai

Alvin Karaqi është kthyer nga Premier Liga e Karatesë Dubai 2019 pa medalje por me pikë olimpike të fituara, derisa Herolind Nishevci, Orges Arifi dhe Elhami Shabani ishin të pasuksesshëm duke u eliminuar në rundin e parë.

Alvin Karaqi i shënoi dy fitore në kategorinë deri në 84 kilogramë, por u ndal në luftën e tretë.

Karateisti kosovar e mposhti me rezultat bindës Pablo Zapatan e Spanjës dhe francezin Jessie Da Costa, megjithatë humbi nga Aykhan Mamayev i Azerbajxhanit (5:4). 

Karaqi fitoi pikë Olimpike për Tokio 2020. Ai ishte më i suksesshmi nga pesë garuesit që përfaqësuan Kosovën, në garën që nisi të premten dhe u mbyll të dielën. 

Një fitore bindëse e shënoi edhe Fortesa Orana në kategorinë +68 kilogramë, ndërsa humbi në luftën e dytë.

Herolind Nishevci (+84 kg), Orges Arifi (-61 kg) dhe Elhami Shabani (-75 kg) u ndalën në luftën e parë.

Iu urojmë më shumë fat dhe suksese garuesve tanë, të cilët po e ndjekin normën Olimpike. 

(Kosova Sot)