Zidane kërkon ta marrë drejtimin e Chelseat

  • 18 February 2019 - 11:43
Zidane kërkon ta marrë drejtimin e Chelseat

Duket se Zinedine Zidane dëshiron të rikthehet në futboll, pasi synon ta marrë drejtimin e gjigantin anglez.

Zinedine Zidane e dëshiron postin e trajnerit të Chelseat, por ka disa kërkesa për ta pranuar rolin në skuadrën e kaltër, sipas Sun.

Francezi kërkon që Chelsea t’i pranojë kushtet dhe ambiciet e tij, përfshirë mbajtjen e Eden Hazardit në klub dhe 200 milionë funte për të bërë blerje të reja.

Maurizio Sarri është nën presion të lartë pas rezultateve jo të mira dhe Zidane është i gatshëm t’ia zërë vendin tani.

Zidane e la postin e trajnerit të Real Madridit në fund të sezonit të kaluar pasi i ndihmoi Los Blanocs të shkroi historinë duke e fituar trofeun e tretë rresht në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot)