Vinicius e kërkon këtë rrogë nga Reali, për ta vazhduar kontratën!

  • 18 February 2019 - 12:49
Vinicius e kërkon këtë rrogë nga Reali, për ta vazhduar kontratën!

Sulmuesi i ri i Real Madridit ka vënë kushte për kontratën e re.

Vinicius Junior ka vënë kushte për vazhdimin e kontratës me Real Madridin.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi i ri brazilian e ka kërkuar rrogën prej 10 milionë eurosh në vit me kusht që ta nënshkruajë kontratën e re.

Sulmuesi këmbëshpejtë po luan në ekipin e parë të “Los Blancos” pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe lëndimeve të Gareth Bale e Marco Asensios.

Vinicius gjithashtu ka kërkuar edhe minutazh të mjaftueshëm në “Santiago Bernabeu” dhe përmirësim të bonuseve për arritjen e objektivave individuale dhe ekipore.

(Kosova Sot)