“Paitek tani vlen 80 milionë euro”

  • 18 February 2019 - 13:59
“Paitek tani vlen 80 milionë euro”

Krzysztof Piatek u shit në Milan për 35 milionë euro muajin e kaluar, por tani ia vlen hiç më pak se 80 milionë euro, sipas drejtorit sportiv të Genoas, Giorgio Perinetti.

Sulmuesi polak ishte praktikisht i panjohur kur Genoa e bleu për 4.5 milionë euro nga Cracovia Karkoë në korrik të vitit 2018, por në 26 ndeshje në Serie A dhe Kupën e Italisë që prej atëherë, i ka shënuar 25 gola.

Përfshirë gjashtë gola në pesë ndeshje për Milanin, që prej transferimit të tij në janar.

“Piatek tani ka hyrë në një dimension tjetër në tregun e transferimeve”, ka thënë Perinetti.

“Genoa rrezikoi me të dhe nga asgjë fitoi 35 milionë euro. Një klub si ne duhet ta bëjë këtë. Në tetori, Piatek e ka dyfishuar vlerën, ai tani vlen hiç më pak se 70-80 milionë euro”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)