Prishtina po humb, ndërkohë që Feronikeli po fiton

  • 18 February 2019 - 14:26
Prishtina po humb, ndërkohë që Feronikeli po fiton

Prishtina është duke humbur 1:0 kundër Flamurtarit në kryeqytet, ndërkohë që rivali i saj për titull, Feronikeli është duke fituar ndaj Lirisë në Prizren.

Flamurtani kaloi në epërsi falë golit të Alban Shillovës në minutën e 31-të edhe pse është duke luajtur me një lojtar më pak.

Ndërkohë, rivali më serioz i bardhekaltërve këtë sezon për titull në Ipko Superligën, Feronikeli është duke e mundur Lirinë 2:0 në stadiumin Përparim Thaqi në Prizren.

Rexha e dyfishoi epërsinë një minutë para fundit të pjesës së parë.

Për skuadrën nga Drenasi shënoi Kastriot Rexha në minutën e shtatë.

Sic po shkojnë gjërat, Feronikeli do ta rrëzojë Prishtinën nga pozita e parë në renditje. 

(Kosova Sot)