Arsyet pas dështimit të Real Madridit kundër Gironas

  • 19 February 2019 - 12:41
Arsyet pas dështimit të Real Madridit kundër Gironas

Pas tri paraqitjeve të mira në ndeshje të mëdha, kundër Barcelonës në Kupën e Mbretit, Atletico Madridit në La Liga dhe Ajaxit në Ligën e Kampionëve, Real Madridi u mposht me rezultat 2:1 në Santiago Bernabeu nga Girona.

Edhe pse, fillimisht, “Los Blancos” kaluan në epërsi me rezultat 1:0, ekipi katalonas rezultoi të jetë më vendimtar në pjesën e dytë të ndeshje dhe i mori tri pikë nga kjo përballje.

Kjo disfatë ishte një goditje e rëndë për Real Madridin, që tani pothuajse i ka humbur shpresat për ta fituar titullin e La Ligë. Janë gjashtë arsye të veçanta pas dështimit të së dielës:

Lodhja fizike

Real Madridi ka luajtur shumë ndeshje radhazi dhe ndeshja e tyre e fundit ishte kundër një ekipi që kishte pushuar më shumë. Paraqitja e madrilenëve në pjesën e parë ishte e pranueshme, mirëpo në pjesën e dytë, lojtarët e shfaqën lodhjen fizike.

“Kemi pasur shumë ndeshje gjashtë dy muajve të fundit dhe tani po e ndiejmë këtë gjë”, tha Lucas Vazquez pas disfatës.

Lodhja mentale

Gjatë vjetëve të fundit, Real Madridi gjithmonë ka shfaqur se është në vështirësi kur i duhet të performojë në nivelin më të lartë çdo tri ditë dhe lodhja mentale është diçka që mund t’i ndodhë çdo ekipi që sapo është kthyer në formë të mirë.

Pas ndeshjeve kundër Barcelonës, Atletico Madridit dhe Ajaxit, Real Madridit iu kthye vetëbesimi, mirëpo pastaj ata dukeshin të habitur kundër një kundërshtari që nuk frikësohej t’i shikonte drejt e në sy.

Ndryshimet e Solarit para ndeshjes

Më shumë se gjysma e lojtarëve në formacionin e parë ishin ndryshuar, pas ndeshjes kundër Ajaxit, pasi që Alvaro Odriozola, Raphael Varane, Marcelo, Dani Ceballos, Lucas Vazquez dhe Marco Asensio i zëvendësuan Dani Carvajal, Nacho Fernandez, Sergio Reguilon, Luka Modric, Gareth Bale dhe Vincius Jr.

Edhe pse argjentinasi e emëroi një formacion mjaft të mirë për këtë ndeshje, ekipi i munguan lojtarë si Carvajali, Modrici dhe Viniciusi, forma e të cilëve është përmirësuar dukshëm gjatë kohës së fundit. Ndërsa, Marcelo e bëri edhe një tjetër paraqitje zhgënjyese.

Forma aktuale e disa prej lojtarëve

Edhe pse Marcelo ka qenë njëri ndër mbrojtësit e krahut të majtë më të mirë në historinë e Real Madridit, forma e tij aktuale ka qenë mjaft e dobët, përderisa as Bale e as Asensio nuk i kanë arritur pritshmëritë që ishin krijuar për ta, për këtë sezon.

Girona dhe qasja e Sacristanit

Dy zëvendësimet e Eusebio Sacristanit, menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, i ndihmuan jashtëzakonisht shumë Gironas, pasi që Portu u zhvendos në krah dhe ishte mbresëlënës në përballjet me Marcelon.

Ndërsa, Anthony Lazano i shpërfaqi dobësitë defanzive të Odriozolas në krahun e tjetër të sulmit, duke i ndihmuar kështu Gironas ta sigurojë njërën nga fitoret më të mëdha në histori të tyre. 

(Kosova Sot)