Sarri: Nuk e di nëse lojtarët më mbështesin akoma

  • 19 February 2019 - 12:44
Sarri: Nuk e di nëse lojtarët më mbështesin akoma

Trajneri italian i Chelseat, Maurizio Sarri, ka bërë të ditur se ai nuk plotësisht i sigurt nëse e ka mbështetjen e lojtarëve të skuadrës së tij, pas eliminimit nga FA Cup për shkak të disfatës me rezultat 2:0 kundër Manchester Unitedit.

“Të kaltrit” i kanë humbur tri nga pesë ndeshjet e tyre të fundit pa e shënuar as edhe një gol. Bournemouth dhe Manchester City ia shkaktuar disfatat më të rënda, 4:0 dhe 6:0.

Sarri i ka vetëm gjashtë ditë kohë për t’i kthyer lojtarët e tij në formën më të mirë para finales së Carabao Cup, ku do të ndeshen me Manchester Cityn. Kjo ndeshje mund të jetë vendimtarë për të ardhmen e Sarrit në Stamford Bridge.

Edhe vet italiani e ka pranuar dhe nuk është plotësisht i sigurt nëse ai e ka ende përkrahjen e futbollistëve të skuadrës së tij, pasi rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta gjatë kohës së fundit.

“Mendoj se lojtarët janë me mua. Natyrisht, nuk jam i sigurt për këtë gjë, por ashtu mendoj. Mendoj se situata me lojtarët është shumë e mirë për lidhjen, mirëpo lidhja nuk është edhe aq e rëndësishme”, ka thënë Sarri.

“Është e rëndësishme që të luajmë, është e rëndësishme që të marrim rezultate të mira, por marrëdhënia ime me lojtarët është e mirë për momentin”.

“Mendoj se ishim të pafat me rezultatin. Në pjesën e parë, ne luajtëm më mirë sesa kundërshtarët, mirëpo pjesa e parë përfundoi dhe ata ishin në epërsi me rezultat 2:0”. 

(Kosova Sot)