Zyrtare: Formati i Super Kupës së Spanjës ndryshon plotësisht!

  • 19 February 2019 - 13:43
Zyrtare: Formati i Super Kupës së Spanjës ndryshon plotësisht!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, e ka konfirmuar se Super Kupa e Spanjës do të jetë plotësisht ndryshe që nga sezoni i radhës, pasi që formati dhe vendndodhja e garës do të ndryshojë.

Tani do të jenë të përfshira katër klube, duke e rritur numrin nga dy që ishte më herët. Për më tepër, ndeshjet do të zhvillohet jashtë Spanjës.

“Super Kupa e Spanjës e radhës do të zhvillohet jashtë Spanjës dhe do ta ketë formatin e ‘Katërshes Finale’”, ka thënë Rubiales në një konferencë për shtyp sot.

Top dy klubet e La Ligës do t’i bashkohet dy finalistëve të Kupës së Mbretit dhe do të takohen në Super Kupën e Spanjës. Edicioni i parë i këtij formati të ri do të zhvillohet këtë vit.

Edhe për edicionin e fundit të kësaj gare ishin bërë disa ndryshime, pasi që Barcelona ishte përballur me Sevillan vetëm në një ndeshje, për dallim nga vitet e kaluara, kur fituesi ishte vendosur pas dy ndeshjeve.

Rubiales ishte kundër vendimit që ndeshjet e La Ligës të zhvillohet në Amerikën e Veriut dhe kishte luftuar kundër vendimit që ndeshja e Barcelonës kundër Gironas të luhet në Miami. 

(Kosova Sot)