Statistikat që duhet t’i dini para ndeshjes Liverpool – Bayern Munich

  • 19 February 2019 - 13:46
Statistikat që duhet t’i dini para ndeshjes Liverpool – Bayern Munich

Ndeshjet e xhiros së parë të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve do të kthehen sonte, në orën 21:00, kur do të përballen katër klube të mëdha evropiane.

Sonte do të jetë njëra ndër përballjet më të pritura të kësaj faze të Ligës së Kampionëve, pasi që do të përballen Liverpooli dhe Bayerni, dy nga klubet me historinë më mbresëlënëse në këtë garë, në stadiumin Anfield.

Statistikat për ndeshjen Liverpool – Bayern Munich

1 – Bayern Munichu e ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet kundër Liverpoolit, në garat evropiane (katër barazime, katër disfata). Kjo fitore kishte ardhur në Kupën e Fituesve të Kupës, në nëntor të vitit 1971. Dy golat e fitores ishin shënuar nga Gerd Muller dhe Uli Hoeness.

0 – Bayern Munichu nuk e ka shënuar asnjë gol në Anfield, kundër Anfield (gjithsej tri ndeshje të zhvilluara)

19 – Liverpooli është i pamposhtur në 19 ndeshje radhazi në gara evropianë në Anfield, prej të cilave 14 i ka fituar. Për herë të fundit kanë pësuar disfatë në tetor të vitit 2014, në ndeshjen kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

6 – Sadio Mane i ka humbur më shumë raste të mira për të shënuar sesa çdo futbollist tjetër në fazën e grupeve të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, sezonin e kaluar, ai i shënoi shtatë gola në po aq ndeshje të fazës së eliminatoreve.

5 – Golashënuesi më i mirë i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, me tetë gola, sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski, do të tentojë të shënojë për të pestën ndeshje radhazi, statistikë kjo që ai nuk e ka arritur asnjëherë më parë në karrierën e tij. 

(Kosova Sot)