Statistikat që duhet t’i dini para ndeshjes Lyon - Barcelona

  • 19 February 2019 - 14:26
Statistikat që duhet t’i dini para ndeshjes Lyon - Barcelona

Ndeshjet e xhiros së parë të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve do të kthehen sonte, në orën 21:00, kur do të përballen katër klube të mëdha evropiane.

Ndërsa, Lyoni do ta presë Barcelonën, të cilët do të tentojnë të fitojnë për t’ua kompensuar dhimbjen që ua kishin shkaktuar tifozëve të klubit sezonin e kaluar, kur ishin eliminuar në mënyrë tronditëse nga Roma.

Statistikat për ndeshjen Lyon - Barcelona:

6 – Barcelona është e pamposhtur kundër Lyonit, duke i fituar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit me klubin francez, të gjitha në Ligën e Kampionëve. Katalonasit kanë shënuar në të gjitha këto ndeshje.

44 – Lyoni e ka mbajtur topin mesatarisht 44 për qind në ndeshjet e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, statistika kjo më e keqe nga të gjitha 15 ekipet e mbetura në këtë garë. Ndërsa, vetëm Real Madridi e ka mbajtur më shumë posedimin e topit sesa Barcelona.

4 – Memphis Depay i Lyonit i ka asistuar katër gola këtë sezon të Ligës së Kampionëve. Ai e ndan vendin e parë për më së shumti asiste me Kylian Mbappen dhe Riyad Mahrezin. Lojtari i fundit i Lyonit që i ka asistuar më shumë se katër gola në këtë garë ishte Juninho Pernambucano, në sezonin 2008/09.

90 – Që nga finalja e vitit 2009 të Ligës së Kampionëve, Lionel Messi i ka shënuar 90 gola në 90 ndeshje të kësaj gare.

1,418 – Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, nuk ka arritur të shënojë ose të asistojë ndonjë gol në 1,418 lojë jashtë Camp Nout në Ligën e Kampionëve. Hera e fundit që e bëri këtë gjë ishte në shtator të vitit 2015, kundër Romës, në Stadio Olimipico.

(Kosova Sot)