Reagon Wanda, pas lajmeve se Icardi s’do të luajë më për Interin pa iu kthyer shiriti i kapitenit

  • 19 February 2019 - 19:04
Reagon Wanda, pas lajmeve se Icardi s’do të luajë më për Interin pa iu kthyer shiriti i kapitenit

Bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, i ka hedhur poshtë lajmet se ajo i kishte dhënë ultimatum Interit që t’ia kthejë shiritin e kapitenit sulmuesit argjentinasit ose ky i fundit nuk do të luajë më asnjë ndeshje për klubin.

Gazzetta dello Sport raportoi sot se Wanda gjithashtu i kishte kërkuar Interit t’i kërkojë falje Icardin për vuajtjet që ia ka shkaktuar bashkëshortit të saj me vendimin për t’ia hequr shiritin e kapitenit. Megjithatë, të gjitha këto janë hedhur poshtë tani nga Wanda.

“Është turp sesi ata vazhdojnë të shkruajnë broçkulla që janë edhe më të rrezikshme. Ekziston vetëm një e vërtetë”, shkroi Wanda në Twitter.

Që nga momenti kur u mor ky vendim për shiritin e kapitenit, 26-vjeçari nuk ka luajtur në ndeshjet e Interit, kundër Rapid Viennas dhe Sampdoria. Nëse Interi nuk pranon t’ia kthejë shiritin e kapitenit, atëherë kjo situatë do të zgjasë edhe më tej.

Problemet rreth Icardit kanë shpërthyer gjatë ditëve të fundit, pasi që klubi zikaltër ia hoqi atij shiritin e kapitenit për shkak të komenteve të agjentes dhe bashkëshortes së tij, Wanda Naras në televizion për negociatat e rinovimit të kontratës.

Sulmuesit të Interit i ishte marrë shiriti i kapitenit të mërkurën e javës së kaluar, para ndeshjes së Evropa Ligës kundër Rapid Viennas. Rolin e kapitenit në skuadrën e zikaltërve tani do ta ketë Samir Handanovic.

Vendimi për t’ia hequr shiritin e kapitenit, edhe trajneri Luciano Spalleti, edhe drejtori sportiv Piero Ausilio, e kanë përshkruar si të dhimbshëm. 

 

 

(Kosova Sot)