Juventusi me dy mungesa të mëdha kundër Atletico Madridit

  • 19 February 2019 - 20:26
Juventusi me dy mungesa të mëdha kundër Atletico Madridit

Juventusi ka udhëtuar drejt Madridit me dy mungesa të mëdha, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Kampioni italian konfirmoi se do të përballët me Atleticon pa prezencën e Douglas Costas dhe Sami Khediras, shkaku i dëmtimeve.

Bardhezinjtë kanë njoftuar se Costa është ende duke e riaftësuar nga tërheqja muskulore, derisa Khedira do t’i kryejë testet mjekësore në zemër për shkak se ka pasur të rrahura të parregullta të zemrës.

Dyshja i bashkohet Juan Cuadrados në listën e mungesave te Juventusi para ndeshjes së parë 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit në Ëanda Metropolitano të mërkurën.

Skuadra e plotë e Juves për ndeshjen ndaj Atleticos: Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Chiellini, Caceres, Alex Sandro, Barzagli, Bonucci, Cancelo; Pjanic, Matuidi, Emre Can, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Mandzukic, Kean, Bernardeschi.

 

(Kosova Sot)