Del Piero – Juventusit: Ndërsejeni Ronaldon në Champions

  • 20 February 2019 - 18:30
Del Piero – Juventusit: Ndërsejeni Ronaldon në Champions

Alessandro Del Piero i ka bërë thirrje Juventusit ta ndërsejë Cristiano Ronaldon në Ligën e Kampionëve, në prag të ndeshjes së bardhezinjve kundër Atletico Madridit.

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, beson se klubi i tij i vjetër tani ka një njeri i cili kryen punë gjithmonë, dhe ai quhet Cristiano Ronaldo.

Blerja e Ronaldos verën e kaluar është parë si shenj e qartë e qëllimeve të Zonjës së vjetër për ta fituar Ligën e Kampionëve, dhe Del Piero beson se ish-superylli i Real Madridit mund ta bëjë dallimin mes suksesit dhe dështimit.

Juventusi do të jetë mysafir i Atletico Madridit në ndeshjen e tyre të parë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve në Wanda Metropolitano.

“Një lojtar si Ronaldo nuk duhet të shitet kurrë, por ndodhin cikle, motivime, sfida të reja. E Cristiano e ka zgjedhur një sfidë interesante: Ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin. Vështirë ta gjykosh vendimin e Realit”, tha Del Piero.

(Kosova Sot)