Mourinho: Gjasa e Juves për ta fituar Championsin janë të barabarta me gjasat për t’u eliminuar

  • 20 February 2019 - 18:34
Mourinho: Gjasa e Juves për ta fituar Championsin janë të barabarta me gjasat për t’u eliminuar

Jose Mourinho beson se Juventusi ka gjasa ta fitojë Ligën e Kampionëve aq sa ka mundësi për t’u eliminuar në duel me Atletico Madridin.

Juventusi do të luajë sonte në orën 21:00 kundër Atletico Madridit në Wanda Metropolitano, në ndeshjen e parë mes tyre në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Jose Mourinho, që është i papunë momentalisht pasi në dhjetor u shkarkua nga Manchester Unitedi, beson se Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve meqë e ka Cristiano Ronaldon në radhët e veta, por këmbëngul se i ka gjasat e njëjta edhe për t’u eliminuar.

“Mendoj se Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, veçanërisht tani që e ka një lojtar vendimtar si Cristiano Ronaldo dhe është i etur për këtë trofe, por nuk do të kishte më qenë befasi sikur Atletico Madridi ta eliminojë, sepse është ekip me shumë ambicie”, tha Mourinho.

“Atletico Madridi ka investuar shumë për t’u siguruar se do të luajë finalen në stadiumin e vet. Mund të duket se ata nuk janë duke luajtur futboll të mirë, por të gjithë ne e dimë sesi i sheh gjërat Diego Simeone”, shtoi ai.

(Kosova Sot)