Emery reagon ndaj Wengerit për Mesut Ozilin

  • 20 February 2019 - 18:36
Emery reagon ndaj Wengerit për Mesut Ozilin

Unai Emery ka thënë se Mesut Ozili është duke punuar zellshëm në stërvitje, një ditë pasi ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e vuri në pikëpyetje nivelin e përpjekjeve të mesfushorit.

Wenger tha së fundmi se vendimi për t’i ofruar Ozilit kontratë afatgjate vitin e kaluar mund të ketë ndikuar në gjermanin që të mbetet në zonën e tij të rehatisë.

Ozili nuk është duke gjetur vend në ekipin e parë të Unai Emeryt këtë sezon, i cili erdhi në stolin e Arsenalit pas largimit të Wengerit në maj.

Emery i ka kundërshtuar komentet e Wengerit se Ozili nuk po bën përpjekje për të qenë në nivelin e tij të lartë.

“Çelësi është në duart e tij dhe ai po punon shumë fort këto javë”, tha Emery.

“Ai duhet të stërvitë vazhdimisht dhe të luajë vazhdimisht pa u lënduar apo sëmurë. Kështu mund ta shohim Mesutin më të fortë me ne”, shtoi ai.

(Kosova Sot)