Ylli i Juventusit mungon një muaj, shkaku i problemeve me zemër

  • 20 February 2019 - 18:48
Ylli i Juventusit mungon një muaj, shkaku i problemeve me zemër

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, do të mungojë rreth një muaj, pasi do të trajtohet për rrahje të parregullta të zemrës.

Përfaqësuesi i Gjermanisë kreu teste shtesë pasi u mësua se do të mungojë në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit të mërkurën, për shkak se të rrahurat e zemrës nuk i ka të rregullta.

31-vjeçari ka pasur të rrahura të shpeshta jonormale të zemrës.

Një gjendje e tillë shkakton marramendje, probleme me frymëmarrjen dhe lodhje.

Në një komunikatë për media, Juventusi njoftoi të mërkurën se Khedira do të mungojë përafërsisht një muaj. 

 

(Kosova Sot)