Mauro Icardi përsëri nuk është pjesë e skuadrës së Interit

  • 20 February 2019 - 19:01
Mauro Icardi përsëri nuk është pjesë e skuadrës së Interit

Edhe pse testet mjekësore konfirmuar se Mauro Icardi nuk vuan nga lëndimi i gjurit, sulmuesi argjentinas nuk është pjesë e skuadrës së Interit për ndeshjen e Evropa Ligës kundër Rapid Vienna.

Interi e fitoi ndeshjen e parë të 1/16 e finales në Evropa Ligë në Austri dhe të enjten e pret Rapidin në San Siro në ndeshjen e kthimit, përsëri pa numrin 9-të.

Icardi kreu teste pasi u ankua se kishte dhimbje në gju gjatë javës, një problem që doli pak orë pas njoftimit se klubi ia kishte marrë atij shiritin e kapitenit.

Ai nuk është përsëri pjesë e skuadrës së Interit për ndeshjen e nesërme.

Kjo është skuadra e plotë e Interit kundër Rapid Vienna: 1 Handanovic, 27 Padelli, 46 Berni;6 De Vrij, 13 Ranocchia, 18 Asamoah, 21 Cedric Soares, 23 Miranda, 33 D'Ambrosio, 37 Skriniar;8 Vecino, 14 Nainggolan, 20 Borja Valero, 44 Perisic, 77 Brozovic;10 Lautaro Martinez, 16 Politano, 66 Adorante, 87 Candreva/

(Kosova Sot)