Lazio e shqiptarëve eliminohet nga Evropa Ligë

  • 20 February 2019 - 21:01
Lazio e shqiptarëve eliminohet nga Evropa Ligë

Lazio është eliminuar nga Evropa Liga, pasi u mposht 2:0 nga Sevilla të mërkurën në udhëtim, në ndeshjen e kthimit të 1/16 së finales.

Thomas Strakosha, Riza Durmishi dhe Valon Berisha me kaq i kanë dhënë fund aventurës së tyre në Evropë, pas Sevilla e eliminoi klubin e tyre duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 3:0 pas dy ndeshjeve.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha ishte titullar, por nuk qe në gjendje ta ruajë portën e paprekur, pasi pranoi dy gola, derisa Riza Durmishi që e përfaqëson Danimarkën në arenën ndërkombëtare, ishte në stol.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, mungoi në këtë takim për shkak të lëndimit muskulor. 

 

(Kosova Sot)