Deklarohet ylli i Juventusit: E dinim se rreziku vinte nga ndërprerjet

  • 20 February 2019 - 23:46
Deklarohet ylli i Juventusit: E dinim se rreziku vinte nga ndërprerjet

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, e ka pranuar se Juventusi është dashur të përqendrohej në ndërprerje, pasi pikërisht prej tyre pësoi dy gola, por insiston se mund ta përmbysin Atletico Madridin në ndeshjen e kthimit.

Dy gola të vonshme të Atleticos erdhën nga një harkim nga këndi dhe prej një goditje, sepse lojtarët e Juves nuk e pastruan topin nga zona,  pasi VAR-i tashmë ia kishte anuluar një gol Alvaro Moratës.

“Incidentet i vendosin ndeshjet, ne e dinim se ata janë të rrezikshëm në ndërprerje dhe është dashur të fokusohemi. Do të përpiqemi ta përmbysim këtë rezultat”, tha Chiellini.

“Nuk jemi të lumtur natyrisht, është rezultat i rëndë për ta rikthyer, por do të japim gjithçka në Torino”, shtoi ai.

Ndeshja e kthimit në Torino do të luhet pas tri javësh.

 

(Kosova Sot)