Hazardit s’i intereson nëse Zidane vjen në Chelsea, do të shkojë në Real Madrid

  • 21 February 2019 - 10:59
Hazardit s’i intereson nëse Zidane vjen në Chelsea, do të shkojë në Real Madrid

Situata në Chelsea është mjaft e tensionuar për momentin dhe trajneri Maurizio Sarri është afër shkarkimit. Kjo situatë përkeqësohet edhe më shumë nga refuzimi i Eden Hazardit për ta pranuar ofertën për rinovimin e kontratës.

Hazardi ka qenë vazhdimisht i lidhur me një transferim të mundshëm në Madrid, pasi që ai vet kishte deklaruar se ëndërron të luajë për klubin madrilen. Kur të hapet afati kalimtar i verës, belgu do ta ketë vetëm edhe një vit kontratë në Chelsea.

Chelsea kishte shpresuar se mund ta bindë yllin belg të mos largohet nga klubi duke e emëruar Zinedine Zidane në pozitën e trajnerit, pasi që francezi ka qenë idhulli i Hazardit qysh kur ishte i vogël.

Megjithatë, tani, e përditshmja angleze, Daily Mail, raporton se as kjo taktikë e Chelsea nuk do ta bindë Hazardin të qëndrojë përtej këtij sezoni në Real Madridi, pasi që belgu tashmë ka vendosur ta realizojë ëndrrën e tij.

Ai kishte bërë të ditur muajin e kaluar se e ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij dhe përkundër që nuk kishte zbuluar se çfarë vendimi ishte ky, mediat angleze raportojnë se ai dëshiron të luajë në Santiago Bernabeu.

Për më tepër, thuhet se ai e ka marrë dritën e gjelbër edhe nga drejtuesit e Real Madridit për t’iu kërkuar drejtuesve të Chelseat të largohet nga Stamford Bridge. 

(Kosova Sot)