Të gjitha talljet e zënkat e Piques me Real Madridin

  • 21 February 2019 - 11:24
Të gjitha talljet e zënkat e Piques me Real Madridin

Qendërmbrojtësi spanjoll, Gerard Pique, njihet si njëri ndër pjesëtarët më të zëshëm në skuadrën e Barcelonës dhe kritikat ndaj Real Madridit janë diçka që ai thjesht nuk t’u rezistojë.

Kur ai u bë kapiteni i katërt i Barcelonës verën e kaluar, ai pretendoi se do të vazhdojë t’i shprehë mendimet e tij, pavarësisht sa kontroverse mund të jenë ato mendime.

Ai e bëri këtë gjë pas ndeshjes të së martën, kundër Lyonit, kur e kritikoi Real Madridin për sjelljen me gjyqtarët dhe VAR-it, por këtë e ka bërë edhe shumë herë të tjera.

Mesazhet gjatë festimeve

Është shumë e zakonshme të mendosh për rivalët e tu më të mëdhenj dhe t’i ngacmosh ata kur fiton diçka dhe Pique e ka bërë pikërisht këtë gjë në disa raste.

Njëra nga rastet më të njohura është ajo që ndodhi gjatë festimeve pas triumfit në Super Kupën e Evropës, në vitin 2015. Atëherë, kamerat e kapën Piquen duke i fyer tifozët e Real Madridit dhe duke i nxitur bashkëlojtarët e tij që të ecin me trofeun në duar, që t’i shohin rivalët.

Festa e Kevin Roldanit

Pique e kishte vlerësuar pjesëmarrjen e këngëtarit të famshëm, Kevin Roldan, në një festë të Real Madridit, si fillimin e rënies të madrilenëve, në sezonin kur Barcelona e fitoi tripletën. Megjithatë, “Los Blancos” e përmirësuan formën sezonin e ardhshëm dhe e fituan trofeun e Ligës së Kampionëve tri vjetët e ardhshme, radhazi.

“Manita” (dora)

Pas triumfit të Barcelonës me rezultat 5:0 kundër Real Madridi, Pique e bëri gjestin e famshëm duke i ngritur pesë gishtat e dorës, të njohur si “la manita”, përderisa po largohej nga fusha e lojës.

Gabimi i Cheryshevit

“Los Blancos” ishin përjashtuar nga Kupa e Mbretit pasi e kishin futur në ndeshjen kundër Cadizit Denis Cheryshevin, i cili nuk kishte të drejtë të luante në këtë ndeshje. Pique i kishte postuar disa emotikone duke qeshur dhe qarë në llogarinë e tij në Twitter.

Zënka e tij me Arbeloan

Këta të dy janë zënë mes vete shumë herë. Pique i referohet Arbeloas si “një i njohur” dhe përkundër që ish-lojtari i Real Madridit është pensionuar nga futbolli, zënka e tyre nuk ka marrë fund.

Vlerat

Pique kishte pretenduar se ai do ta kishte shumë të vështirë të luante për një klub që i ka vlerat si Real Madridi, duke sugjeruar se Spanja qeveriset nga drejtuesit e Real Madridit.

Akademia vs Paratë

Mbrojtësi i Barcelonës një herë e kishte akuzuar Real Madridi se kishte nevojë për ndihmë financiare për të transferuar lojtarë, duke e theksuar punën e mirë që kishin bërë drejtuesit e Barcelonës me akademinë e klubit.

Tani edhe në basketboll

Ekipi i basketbollit të Real Madridit u zhgënjye të dielën, kur u mposhtë me rezultat 94:93 nga rivalët e tyre të vjetër, Barcelona, në finalen e Kupës së Mbretit. Pas ndeshjes, Real Madridi u përqendrua te akuzat ndaj gjyqtarëve dhe Barcelonës duke sugjeruar se katalonasit kishin përfituar nga shumë vendime kontroverse të gjyqtarëve dhe kjo gjë ua kishte sjellë atyre titullin e kampionit.

Por, Pique e theksoi se në momentet kur “Los Blancos” trajtohen më mirë nga gjyqtarët, ata thjesht heshtin. Si shembull, spanjolli e mori ndeshjen e fundit kundër Atletico Madridit, e cila përfundoi me rezultat 3:1 për Real Madridin.

“Ankesat e Real Madridit ndodhin në futboll, ndodhin në basketboll, të paktën ata nuk luajnë ndonjë sport tjetër sepse do të vuanim edhe në ‘hockey’ dhe hendboll, gjithashtu”, ka thënë Pique.

“Pastaj ata shkuan në Wanda Metropolitano [stadiumi i Atletico Madridit], gjyqtarët u ndihmojmë atyre dhe pastaj ata e mbyllin gojën dhe nuk ankohet më”.

“Kishte gabime [në finalen e basketbollit në Kupën e Mbretit], ata fillimisht shkuan në favor të Real Madridit, e pastaj në favor të Barcelonës. Dhe, më vonë, Real Madridi na e dhanë një shfaqje të plotë me gjyqtarët”.

“Në fund të fundit, nëse nuk do të kishte ndodhur asnjë gabim, Barcelona do të kishte fituar. Por, ata e bëjnë këtë zhurmë për ta mbuluar faktin që Barcelona është kampion dhe t’i fshehin meritat e lojtarëve që e ngritën kupën në Madrid”.

(Kosova Sot)