Napoli eliminon Zurichun e Kolollit e Kryeziut

  • 21 February 2019 - 20:54
Napoli eliminon Zurichun e Kolollit e Kryeziut

Napoli ka prerë biletën për fazën tjetër të Europa League, duke eliminuar Zurichun pasi e mposhti 5-1 me rezultat të përgjithshëm.

Napoli e ka fituar edhe sfidën e dytë ndaj FC Zurichut në “San Paolo”, për t’u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europa League.

Skuadra e Carlo Ancelottit, pas fitores në ndeshjen e parë 3-1, triumfoi edhe në shtëpi, me rezultatin 2-0.

Verdi në minutën e 43’ dhe Ounas në atë të 75’ shënuan për rezultatin e kësaj ndeshje 2-0 dhe të përgjithshëm 5-1, për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Europa League.

Për Zurichun, nga minuta e parë në “San Paolo” luajtën Benjamin Kololli dhe Mirlind Kryeziu, teksa në stol ishte 17-vjeçari i talentuar shqiptar, Bledian Krasniqi.

Hekuran Kryeziu mungoi për shkak të kartonëve.

Kujtojmë se golin e vetëm nga të dyja takimet për Zurichun e shënoi mbrojtësi i Kosovës, Benjamin Kololli, në humbjen 3-1 në Zvicër në takimin e parë.

 

(Kosova Sot)