Europa League: Interi, Chelsea, Arsenali e Napoli mësojnë kundërshtarët e radhës

  • 22 February 2019 - 13:39
Europa League: Interi, Chelsea, Arsenali e Napoli mësojnë kundërshtarët e radhës

Sot, në orën 13:00, në Nyon të Zvicrës, u mbajt shorti për ciftet e 1/8 të finales së Europa League.

Klubet klubet më favorite për ta fituar titullin e kësaj gare e kanë shmangur njëra-tjetrën në këtë fazë dhe në letër, janë favorite për të kaluar edhe në çerekfinale

Interi, që ra në Europa League pasi përfundoi në pozitën e tretë në grupin e Ligës së Kampionëve, e mposhti Rapid Viennan në fazën paraprake dhe tani do të tentojë ta përsërisë këtë sukses edhe kundër Eintracht Frankfurtit.

Ndërsa, Chelsea do të përballet me Dynamo Kyivin. Kjo do të jetë një ndeshje mjaft e rëndësishme për skuadrën e Maurizio Sarrit, pasi që titulli i Europa League mbetet një rrugë e mirë për ta fituar një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Bashkëkombësit e Chelseat, Arsenali do ta presë në shtëpi për ndeshjen e parë të 1/8 të finales klubin francez, Stade Rennais. Skuadra e Unai Emeryt do të tentojë që të jetë më bindës në këtë ndeshje, pasi që fazën paraprake ishin dashur ta përmbysnin rezultatin kundër BATE Borisovit.

Së fundi, klubi tjetër favorit për këtë titull, Napoli do të përballet me Salzburgun. Ngjashëm me Interin, fillimisht italianët kishin garuar në Ligën e Kampionëve, mirëpo grupi me Liverpoolin e Paris Saint-Germainin kishte rezultuar shumë i vështirë për ta.

Lista e plotë e ndeshjeve:

  • Chelsea v Dynamo Kyiv
  • Eintracht Frankfurt v Inter
  • Dinamo Zagreb v Benfica
  • Napoli v RB Salzburg
  • Valencia v Krasnodar
  • Sevilla v Slavia Prague
  • Arsenal v Rennes
  • Zenit St Petersburg v Villarreal

Ndeshjet do të zhvillohen më 7 dhe 14 mars. Ekipi i renditur i pari në listë do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi.

(Kosova Sot)