Pas disfatës ndaj Atleticos, Pirlo e kritikon Juventusin

  • 22 February 2019 - 15:48
Pas disfatës ndaj Atleticos, Pirlo e kritikon Juventusin

Ish-mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e gjigantit italian, gjatë ndeshjes të cilën e humbën me rezultat 2:0, kundër Atletico Madridit, në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Golat e shënuara nga Jose Gimenez dhe Diego Godin ia siguruan një fitore skuadrës së Diego Simeones, në ndeshjen kundër kampionit në fuqi të Serisë A, në “Wanda Metropolitano”.

Megjithatë, gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese, që do të zhvillohet në stadiumin Allianz, më 12 mars. 

“Unë e pashë një skuadër pa personalitet dhe pa vullnet për të luajtur. Ti duhet të përballesh me presionin dhe të japësh gjithçka që ke brenda vetes, nëse dëshiron ta fitosh titullin e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Pirlo.

“Juventusit i mungoi karakteri ose dëshira për të bërë më shumë. Ata ishin të kënaqur duke u mbrojtur, duke pritur dhe menduar se dikur do të vjen një gol për ta”.

Juventusi e ka fituar titullin e kampionit të Serisë A për shtatë vjetët e fundit radhazi, mirëpo ata dëshirojnë ta fitojnë titullin e Ligës së Kampionëve, gjë të cilën nuk e kanë arritur që nga sezoni 1995/96, kur kishin fituar në penallti kundër Ajaxit, pasi që koha e rregullt përfundoi me rezultat 1:1.

Që nga atëherë, “Zonja e Vjetër” ka pësuar disfatë në pesë finale të kësaj gare. Tri nga këto pesë disfata, Juventusi i ka pësuar gjatë viteve 2000. E fundit nga këto humbje ishte ajo e para dy sezoneve, kur u mposhtën nga Real Madridi në Cardiff me rezultat 4-1. 

(Kosova Sot)