Man City e blindon Laporten, nënshkruan kontratë deri më 2025

  • 22 February 2019 - 20:23
Man City e blindon Laporten, nënshkruan kontratë deri më 2025

Aymeric Laporte ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn, që do ta mbajë në klub deri në qershor të vitit 2025.

Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez në uebfaqen zyrtare.

Mbrojtësi iu bashkua Cityt vetëm në janar të vitit 2018, por për shkak të paraqitjeve mbresëlënëse, City vendosi ta shpërblejë me kontratë të re pas një viti në Angli, ku sipas mediave angleze, do të ketë edhe përmirësime të kushteve ekonomike.

24-vjeçari, që ka bërë 36 paraqitje deri më tani këtë edicion në të gjitha garat, u shpreh shumë i lumtur me besimin që i ka dhënë klubi.

“Nuk mund të jem më i lumtur pas kontratës afatgjate dhe zgjidhjen e të ardhmes sime me Manchester Cityn”, tha Laporte. “Që kur kam ardhur, e kam ndjerë vetën të dashur dhe jam mirëpritur mirë nga Pep e lojtarët”.

“Klubi më ka ofruar gjithçka, unë duhet të vazhdoj të punoj dhe të përmirësoj lojën time. Dua të bëhem më i mirë e më i mirë”.

“Dua të fitoj shumë trofe, City është vendi ideal për t’i arritur ambiciet e mia”

(Kosova Sot)