Arrihet marrëveshja, Reali ia vazhdon kontratën Modricit

  • 22 February 2019 - 21:37
Arrihet marrëveshja, Reali ia vazhdon kontratën Modricit

Luka Modric do të vazhdojë ta veshë fanellën e bardhë deri në vitin 2021.

E përditshmja madrilene, Marca, ka bërë të ditur se Real Madridi dhe Luka Modric kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Sipas Marca, Modric e ka vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2021, i cili atë kohë do të jetë pothuajse 36 vjeçar, moment ideal për t’i varur atletet njëherë e përgjithmonë.

33-vjeçari u kërkua me ngulm nga Interi gjatë verës, por Florentino Perez nuk dëshiron ta lë të largohet një tjetër fitues i Topit të Artë ashtu si Cristiano Ronaldo.

Modric është pjesë e Realit që nga viti 2012.

Ai ka bërë 290 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar 16 gola.

Modric ka fituar tituj të shumtë me Madridin, veçuar katër trofe të Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot)