Flet Muriqi pas golit të radhës në Turqi

  • 23 February 2019 - 10:00
Flet Muriqi pas golit të radhës në Turqi

Vedat Muriqi ka vazhduar me formën fantastike në Turqi.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, e ka gjetur sërish golin në Superligën e Turqisë.

Muriqi shënoi në fitoren 3-0 të Rizespor ndaj Yeni Malatyaspor.

Sulmuesi i “Dardanëve” e shënoi golin e dytë në minutën e 90’, para se vendasit të shënojnë sërish në shtesë përmes Prejuce Nakoulma, për rezultatin përfundimtar 3-0.

Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes ka zbritur presidenti i klubit, Hasan Kartal.

I lumtur për fitoren, ai kapi përqafe sulmuesin e Kosovës që shënoi sërish gol, të 8-tin me Rizesporin në 25 paraqitje deri më tani këtë edicion, derisa ka dhuruar edhe 5 asistime.

Vet sulmuesi, me një postim në rrjetet sociale, ka lavdëruar ekipin për fitoren e marrë mbrëmë.

“Ju lumtë djema. #shipirtiiekipit”, ka shkruar Muriqi në fotot e postuara në “Instastory”.

Image

 

Image