Allegri, për gjestin e Simeones: “Të gjithë sillen ashtu siç janë”

  • 23 February 2019 - 14:29
Allegri, për gjestin e Simeones: “Të gjithë sillen ashtu siç janë”

“Të gjithë sillen ashtu siç janë”, kështu është përgjigjur Allegri për gjestin e Simeones ditë më parë në “Wanda Metrpolitano”.

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, është bombarduar me pyetje për ndeshjen në Champions League me Atletico Madridin, ku Juventusi humbi 2-0.

Në veçanti, Allegri u pyet edhe për gjestin e Diego Simeones, që festoi duke vënë duart tek organet gjenitale.

Lidhur me këtë, Allegri tha: "Nuk e pashë, por të gjithë sillen ashtu siç janë. Nuk dua ta gjykoj atë".

Ai foli për sfidën e kthimit në Torino, duke dhënë sinjale se do të japin maksimumin për të treguar vetën.

“Më 12 mars do të jetë momenti për ta treguar veten”, tha Allegri.

“Ne do të përgatitemi me entuziazëm dhe adrenalinën në maksimum”.

“Do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme dhe do të bëjmë gjithçka të mundshme për t’u kualifikuar”. 

(Kosova Sot)