Prishtina humb nga Varese, eliminohet nga FIBA Europe Cup

  • 13 March 2019 - 23:38
Prishtina humb nga Varese, eliminohet nga FIBA Europe Cup

Prishtina është mposhtur nga Pallacanestro Varese 100:84 në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales, duke u eliminuar kështu nga FIBA Europe Cup të mërkurën.

Klubi bardhekaltër e kishte humbur ndeshjen e parë në Prishtinë para një jave me rezultat shumë të ngushtë (77:80) dhe kishte shpresë për një kualifikim të mundshëm në çerekfinale në ndeshjen e kthimit në Itali.

Por, italianët bënë një paraqitje më të mirë dhe kaluan në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 180:161.

Dardan Berisha ishte koshashënuesi më i mirë te bardhekaltrit me 20 pikë, ndërsa për vendasit Aleksa Avramovic shënoi 18 pikë.  

 

(Kosova Sot)