Chelsea vs Dinamo 8:0, Giroud shkëlqen me het-trik – Napoli vuan dhe humb, por kualifikohet

  • 14 March 2019 - 21:08
Chelsea vs Dinamo 8:0, Giroud shkëlqen me het-trik – Napoli vuan dhe humb, por kualifikohet

Chelsea e ka shkatërruar Dinamo Kievin edhe në ndeshjen e dytë, duke siguruar një vend në çerekfinale të Europa League, ashtu si Napoli i Carlo Ancelottit, pavarësisht humbjes 3-1 në sfidën e dytë.

Chelsea ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Dinamo Kiev prej 5-0, për të kaluar tutje në Europa League me rezultat të përgjithshme nga të dyja ndeshjet. 8-0.

Pavarësisht se Maurizio Sarri hyri në ndeshjen e dytë me shumë ndryshime, “Blutë e Londrës” e shkelën Dinamo, sfidë në të cilën shkëlqeu sulmuesi, Olivier Giroud, duke realizuar het-trik.

Giroud shënoi në minutat 5’, 33’ dhe 59’, kurse dy golat tjerë i shënuan Marcos Alonso 45’ dhe Callum Hudson-Odoi 48’.

Një biletë për në çerekfinale e ka siguruar edhe Napoli, pavarësisht humbjes 3-1 në takimin e dytë.

Napoli kualifikohet në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4-3, falë fitores 3-0 në takimin e parë në Itali. 

 

(Kosova Sot)