Pas Militaos, Zizu e do mesfushorin e Serie A

  • 14 March 2019 - 21:09
Pas Militaos, Zizu e do mesfushorin e Serie A

Sergej Milinkovic-Savic është synimi i radhës i Real Madridit

Eder Militao tashmë është transferuar në Real Madridit, blerje që ndodhi pak ditë pas kthimit në stol të Zinedine Zidane.

Sipas “El Chiringuito TV”, mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, është kthyer në radarin e Real Madridit, pasi lojtari pëlqehet nga Zinedine Zidane.

Los Blancos tentuan për lojtarin e verën e kaluar, por Lazio kërkoi 120 milionë euro.

Megjithatë, raportohet se vlera e lojtarit tani mund të ketë rënë në 90 milionë euro.

Për lojtarin, interesohen edhe Milani, Interi dhe Manchester Unitedi.

 

(Kosova Sot)