Feston si Ronaldo, përjashtohet me të kuq - Sport - Kosova Sot 
Feston si Ronaldo, përjashtohet me të kuq

Feston si Ronaldo, përjashtohet me të kuq

Tino Blaz ia ka parë sherrin festimit të Cristiano Ronaldos

Pas trajneri i Atletico Madridit, festoi në mënyrë të çuditshme në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Juventusit, këtë ia ka kthyer Cristiano Ronaldo.

Në ndeshjen e kthimit, ku CR7 shënoi tre gola dhe Juve përmbysi gjithçka, për t’u kualifikuar në çerekfinale, portugezi festoi si Simeone.

Këtij festimi, ia ka parë sherrin lojtari i U-19 të Hajduk Split që ka festuar golin e tij në kampionatin e të rinjve si Cristiano Ronaldo, por ka dalë nga fusha e lojës me karton të kuq.

Goli i Tino Blaz vulosi fitoren 3-1 të ekipit të tij, por ai duhet të dilte nga fusha pak sekonda më pas.

Gjyqtarit nuk i pëlqeu gjesti i të riut dhe e përjashtoi atë nga ndeshja. 

 

(Kosova Sot)

16 orë e 25 minuta më parë
21/03/19